Por, një ditë para këtij audio-incizimi, më 3 mars 2026, gjatë një takimi me banorët, Arben Kqira Udhëheqës i Sektorit Ligjor në Komunën e Prishtinës deklaronte se Brahim Mehmetaj po gënjente lidhur me qëndrimin e tij për këtë proces.
“Bimi (Brahim Mehmetaj), po rren, bash po rren, po thotë është e paligjshme kontrata e Mefail Cakollit.
Banorët: Pode.
“Kqira: Qysh mundet një njëri i ndershëm me thanë është i paligjshëm, tu kanë drejtor edhe nuk i propozon kryetarit me shkëputë?
Banori 3: Ti je shef i zyrës ligjore, ti merresh me vendime juridike.
Kqira: Ky po ju fullirate, po ju rren juve edhe kryetarin, Bimi”, shprehet ai.
Sipas tij, nuk është në mandat të zyrës ligjore që të dergoj opinion për shkëputjen e kontratës me Komunsë dhe Qytetarit Mefail Cakolli, të cilit tashme i ka kaluar në pronësi një pjesë e pronës në Breg të Diellit përmes këmbimit me një pronë në Gërmi.
Lidhur me këtë deklaratë të Kqirës për Mehmetaj, ky i fundit thotë se i vjen keq nëse ai është shprehur kështu.
“Se pari mu me vjen keq nëse e ka bo ai atë punë sepse unë çkado që kam thanë kom thanë në drejtimin siç iu thash juve që Drejtoria e Pronës nuk është kompetent me zbatu vendimet e Gjykatave po është po shkojnë përmes zyrës ligjore dhe regjistrohen në Kadastër. Për çka ka fole kështu mua me vjen keq për to po nuk besoj që është njeri i keq”, ka thënë ai.
Madje, në këtë takim, Kqira përdorë një gjuhë aspak të përshtatshme.
“Këqyre Kryetarit edhe Bimit ua jap fjalën e shqiptarit gjane një jurist që e qon atë rekomandim unë ua liroj këtë far pozitën. Veç a don thuj Kryetarit a je p*** nane që don me e kry këtë punë thuj, a ke k*** thuje me e kry këtë punë”, shprehet Kqira në këtë bisedë të siguruar nga Betimi për Drejtësi.
“Unë ua lëshoj këtë pozitë le ta bjen dikon. Nëse nuk e kryejnë këtë punë kur t’ua liroj unë këtë pozitë sikur për gjak kam me i ndjek të dytë”, dëgjohet tutje ai.
Në vitin 2013, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim që një pjesë e pronës në Breg të Diellit, e cila me aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit u është njohur banorëve si pronë e tyre, të këmbehej me një parcelë në Gërmi. Familjet thonë se këtë tokë e kanë blerë në vitet ’70, ndërsa ajo u eksproprijua në vitin 1985 pa u kompensuar asnjëherë. Pas dekadash pritjeje dhe një beteje gjyqësore, Apeli vendosi në vitin 2024 se prona u takon atyre. Megjithatë, ndërkohë që banorët prisnin regjistrimin e saj në emrin e tyre, dokumentet tregojnë se toka me të cilën u bë këmbimi në Gërmi ishte eksproprijuar dhe kompensuar shumë vite më parë.
Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.