Pavarësisht vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit i vitit 2024, ku banorëve u është njohur e drejta pronësore mbi tokën në Breg të Diellit, po procesi i regjistrimit është bllokuar. Kjo pasi Komuna e një pjesë e kësaj parcele e ia ka bartur Mefail Cakollit përmes një këmbimit të kontestuar.
Drejtori i Drejtorisë se Pronës, Brahim Mehmetaj, ka thënë se nuk është në kompetencë të tyre të zbatojnë këtë vendim.
“Kjo është një proces që unë nuk kam njëfarë kompetence ligjore zyrtare që ta komentoj edhe të jap opinion për këtë çështje sepse kompetenca ime si drejtor i Pronës nuk përket me realizimin e këtyre vendimeve të Gjykatave të Apelit por edhe asnjë lloj gjykate”, ka thënë ai.
Sipas tij, më 12 mars 2026, zyra ligjore e Komunës së Prishtinës. i është drejtuar Kryetarit të Kolegjit se Apelit të Kosovës, për sqarim rreth zbatimit të aktgjykimit.
“Komuna e Prishtinës, e ka pasur një realitet tjetër të gjatë asaj kohe, ku në 2024 me në proces me një vendim të Kuvendit Komunal është regjistru një pronë të një palë tjetër, po atë pronë që Gjykata ka kërkuar me ua bartë palëve ankuese”, ka thënë ai.
Në anën tjetër ndërkohë që nuk është zbatuar vendimi i plotfuqishëm i Apelit, janë lëshuar kushtet ndërtimore për Mefail Cakollin.
“Po kjo është që ajo po i respekton ligjet që janë në fuqi sepse asnjë ligj që në fuqi nuk e ndalon dhënien e kushteve për një për një kërkesë një pale e cila është kërkesë e drejtë. Nuk dua me marrë anë. Nuk po më intereson ajo çështje”, ka thënë ai
Ndërsa, a ka qenë ky vendim për kushte ndërtimore i drejtë ndërkohë që banorët presin vendimin e Apelit, Mehemetaj thotë se këtë e vleresojnë organet tjera.
Drejtori i Kadastrit, Gent Begolli, ka deklaruar se është emëruar së fundmi dhe nuk e njeh historikun e pronës, duke theksuar se duhet të deklarohet stafi civil i drejtorisë. Megjithatë, pavarësisht kërkesave, deri tani askush nuk është prononcuar.
Në një takim mes banorëve dhe drejtorit të Pronës, më 4 mars 2026, Mehmetaj thotë se atij i duhet vetëm një rekomandim nga Kqira për të zbatuar vendimin e Apelit.
“Banori 2: Ai Kqira tha 2 minuta pune i ka ai..
Mehmetaj: Bile ma pak i kom, veç me vyen një letër me ma qu zyra ligjore edhe kabineti i kryetarit që bone qet veprim unë menjëhere e kryj”.
Sipas tij, këto ndryshime me rekomandim të zyrës ligjore duhet t’i bëjë Kadastri, por çdo kthim mbrapa disa persona do i dërgon në burg.
“Mehmetaj: Idea për me u kthy mbrapa, unë edhe një sen po ju tregoj, çdo kthim mrapa, 2 ose 3 vet i qon ne bur”, dëgjohet ai në këtë audioincizim.
Por, çfarë thotë ai kur përballët me këtë audioincim se kush duhet të shkoj në burg?
“Po kjo është hipotetike, kjo kërkesa e ime është një kërkesë të cilën unë e kam mendu po megjithatë këtu ka pas një aktivitet prej banorëve ku e kanë bo një kërkesë gjithashtu të Gjykata e Apelit të Gjykata Administrative ku kanë marrë një refuzim edhe për çështjen e kthimit të kësaj çështje në pikën zero. Ata se kush duhet të shkoj në burg janë organet që janë duke e hetu këtë çështje”, ka thënë ai.
Mehmetaj në këtë audioincizim, thotë se Kqira kishte dërguar shkresë se është gjithçka në rregull për nënshkrim të kontratës, tash duhet ta bëjë të njëjtën gjë.
“A du me bo une kete pune, po, me mujt sot e boj, po nuk kom as nje lloj kompetence ligjore as nuk moj mu bazu kerkun me nis procedure te anulimit pa marr opinion ligjor prej zyres ligjore. A e lshon opinionin ligjor zyrja ligjore, nuk e di. Zgjedhja e kësaj problematike është kthimi në pike zero. Në momentin kur kthehet ne pike zero, 3 minimum shkojnë ne burg sepse e kanë shkel ligjin me katër kamë, se njeri që i ka 2 kamë nuk e shkel, e ai që i ka 4 është gja”, shprehet ai.
Tutje, ai në këtë audioincizim të 4 marsit 2026, thotë se procesi i këmbimit të pronave dhe nënshkrimi i kontratave ka qenë i dyshimtë
“Unë jom për me ua pranu edhe ju e keni të drejtën e botes për këtë çështje, ju s’jeni gabim kurgjo. Procesi këtu mrena çka ka ndodhë është proces i keq , I dyshimtë, i dëmshëm, krejt këto”, dëgjohet ai.
Për këtë, Mehemetaj në intervsitë thotë se nuk e di në çfarë dretjimit e ka thënë këtë.
“Nuk e di në çfarë drejtimi e kam thanë që është proces i keq i dëmshëm, vet fakti që jemi para një realiteti ku janë kriju dy realitet juridike edhe faktike neve na ka vu në lajthitje edhe si Komunë me i zbatu këto edhe kjo nënkupton që proces i keq”, ka thënë ai.
Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”