Gara në Ferma Vip jo vetëm për fitore, por edhe për finalen, zbulohet komunikimi i rëndësishëm i Agait - Gazeta Express
string(100) "gara-ne-ferma-vip-jo-vetem-per-fitore-por-edhe-per-finalen-zbulohet-komunikimi-i-rendesishem-i-agait"

TV/Film

Gazeta Express

16/05/2026 0:39

Gara në Ferma Vip jo vetëm për fitore, por edhe për finalen, zbulohet komunikimi i rëndësishëm i Agait

TV/Film

Gazeta Express

16/05/2026 0:39

Në finalen e madhe të Ferma Vip do të shkojnë 5 fermerë.

Gara është përqëndruar në çmimin e madh, i cili ka qenë 200 mijë euro, por për shkak të shkeljeve të rregullave, çmimi i madh është ulur në 139 mijë euro.

Por jo vetëm kaq. Me para nga Ferma Vip nuk do të dalë vetëm fituesi, por edhe finalistët e tjerë.

Agai ka vendosur që  finalistët e tjerë, do të marrin nga 10 mijë euro.

Sfida nxehet në një moment kur fermerët marrin vesh që paratë janë në Ferma Vip. 8 shufra ari janë groposur nga Agai. Detyra e fermerëve është të gjejnë thesarin.

“Ari është në pjesën pas fermës, por do jetë detyra juaj të gjeni arin e finales. Gjetja e arit do tregojë se kush ka ambicie për finalen. Kush do gërmojë e kush do rrijë rehat”, tha Arbana në komunikimin e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement