"Printeri njerëzor", kjo është gruaja që qëndron pas postimeve të jashtëzakonshme të Trumpit - Gazeta Express
string(89) "printeri-njerezor-kjo-eshte-gruaja-qe-qendron-pas-postimeve-te-jashtezakonshme-te-trumpit"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 10:23

“Printeri njerëzor”, kjo është gruaja që qëndron pas postimeve të jashtëzakonshme të Trumpit

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 10:23

Asistentja shumëvjeçare e Donald Trumpit, Natalie Harp, e cila pretendon se presidenti amerikan i ka shpëtuar jetën, është një punonjëse kyçe e Shtëpisë së Bardhë që e ndihmon me postimet në rrjetin Truth Social.

Sipas Wall Street Journal, Harp mbledh “screenshot” nga rrjetet sociale ku lavdërohet Trumpi, mbështeten teori konspirative ose kritikohen kundërshtarët e tij, dhe ia jep ato të printuara presidentit për miratim.

Pas aprovimit, ajo i publikon në llogarinë e Trumpit, shpesh jashtë orarit të punës, gjatë natës ose fundjavave. Thuhet se edhe vetë Trump ndonjëherë poston drejtpërdrejt në profilin e tij, shkruan The Independent.

Së fundmi, Trump është përballur me kritika për postime kontroverse, përfshirë një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku paraqitej si Jezu Krishti dhe një video me përmbajtje raciste që përfshinte Barack dhe Michelle Obama.

Sipas raportimeve, Harp ka qenë e përfshirë në publikimin e disa prej këtyre përmbajtjeve.

Shtëpia e Bardhë ka fajësuar një punonjës të paidentifikuar për disa postime problematike, ndërsa zyrtarët theksojnë se Trump kontrollon personalisht përmbajtjen që publikohet në Truth Social.

Harp punon me Trumpin që nga viti 2022 dhe më parë u bë e njohur pasi foli në Konventën Republikane të vitit 2020, ku pretendoi se një politikë e tij i kishte shpëtuar jetën, gjë që më vonë u vu në dyshim nga ekspertët.

Ajo është përshkruar nga mediat si një asistente jashtëzakonisht besnike, e cila pas zgjedhjeve të vitit 2020 e ndiqte Trumpin kudo dhe i sillte artikuj dhe materiale të printuara për t’ia ngritur humorin.

Sipas raportimeve, ajo i referohet Trumpit si “Mbrojtësi dhe Kujdestari i saj”, duke i dërguar letra me tone shumë personale mirënjohjeje dhe admirimi, gjë që ka shkaktuar edhe habi brenda rrethit të tij. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement