Pas grumbullimit para Stacionit Policor në Skënderaj, qytetarët janë shpërndarë mbrëmjen e sotme, duke paralajmëruar vazhdimin e reagimeve edhe nesër.
Një pjesë e tyre janë parë në qendër të Skënderajt, përballë pjesëtarëve të Njësisë Speciale, me të cilët kanë komunikuar drejtpërdrejt, duke kërkuar sqarime për praninë e tyre në qytet.
“Policia s’po kthen përgjigje, nesër vazhdojmë”, kanë deklaruar disa nga qytetarët para largimit nga qendra.
Policia e Kosovës më herët kishte thënë se prania e njësive speciale në Skënderaj lidhet me një plan operativ. /Gazeta Express