I pari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka premtuar investime kapitale më të mëdhat që i ka parë Kosova ndonjëherë në 4 vitet e ardhshme.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai deklaroi se LDK ka aftësi për ambicie të lartë, të ndërtojnë projekte madhore dhe të sjellin ekip që i përfaqësojnë denjësisht në punë konkrete.
‘’Ne do të bëjmë investimet kapitale më të mëdha që ka parë populli i Kosovës në 4 vitet e ardhshme’’, tha Abdixhiku.
Ai tha se Kosova ka plan financiar por duhet të ketë ambicie.