Dy të arrestuar për incidentin në Skënderaj, Prokuroria thotë se Lushtaku dhe një i dyshuar tjetër nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim - Gazeta Express
string(129) "ndalohen-dy-persona-per-incidentin-ne-skenderaj-prokuroria-dy-te-dyshuar-s-l-dhe-k-h-nuk-i-jane-pergjigjur-fteses-per-intervistim"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 21:53

Dy të arrestuar për incidentin në Skënderaj, Prokuroria thotë se Lushtaku dhe një i dyshuar tjetër nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 21:53

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton se për incidentin e sotëm në Skënderaj, janë ndaluar për 48 orë E.L., dhe B.N., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, sipas prokurorisë S.L., dhe K.H., të dyshuar për rastin, nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

“Dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”.

Në cilësinë e viktimave janë intervistuar H.M., dhe B.Z.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skënderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z., prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skënderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement