Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar dy kompanitë AgroProdukt dhe Bliff Organik në Istog, të cilat i ka cilësuar si ‘’histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit’’ nga Kosova.
Abdixhiku ka shtuar se me Osmanin, kanë parë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Postimi:
Vizitë inspiruese, bashkë me Ilirin, në AgroProdukt dhe Bliff Organik; dy histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit nga Kosova.
Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.
Do të jemi me ta në çdo hap.