Dy artistët e skenës muzikore, Leonora Jakupi me Ledri Vula u rikthyen si ambasadorë të brendit të njohur Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation.
Jakupi do të jetë fytyrë e kafesë turke, ndërsa Vula e Prince Instand 3in1.
Paraprakisht, të dy vizituan hapësirat e fabrikës së Prince Caffe duke u njoftuar me mënyrën se si bëhet prodhimi i saj nga bluarja, paketimi, testimi e deri tek servimi në filxhan.
Jakupi thotë se është krenari për të të jetë përsëri pjesë e Prince Caffe.
“Jam goxha e privilegjuar që përsëri jam pjesë e Prince Caffes. Produkt i cili është më cilësori në treg dhe më i shitur është kënaqësi e madhe për të qenë pjesë e këtij brendi që konsumohet kudo ka shqiptar”, pohoi ajo.
Ndërsa, Vula shton se u impresionua nga kushtet si bëhët prodhimi i kafesë.
“Për mua është hera e parë që kam parë një fabrikë të nivelit kaq të lartë edhe jam krenar se si qytetar i Kosovës me pa qysh po eksportohet një produkt i joni në krejt botën”, theksoi Vula.
Leonora Jakupi tregoi se edhe kur ishte ambasadore e brendit, reagimi i publikut ishte mbreslënës.
“Është kënaqësi e madhe kur takoj njerëzit në rrugë edhe të përshëndesin të përgëzojmë që t’i promovon një brend të tillë”, tha Jakupi.
Ambasadorët theksuan se Prince Caffe është brend që nuk gjendet dot në Ballkan e as Evropë me nivelin e teknologjisë në fabrikë si dhe shijen e kafesë.
Ndryshe, Prince Caffe është një markë e cila po shtrihet në tregje të ndryshme globale duke bashkëpunuar me partnerë ndërkombëtarë.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...