Konjufca për Osmanin: Pse me ia dhënë Kosovës një presidente që do ta godiste qeverinë deri më 2030 - Gazeta Express
string(98) "konjufca-per-osmanin-pse-me-ia-dhene-kosoves-nje-presidente-qe-do-ta-godiste-qeverine-deri-me-2030"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 23:21

Konjufca për Osmanin: Pse me ia dhënë Kosovës një presidente që do ta godiste qeverinë deri më 2030

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 23:21

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani kishin nisur të ftoheshin gjatë vitit 2024, duke përmendur deklaratën e saj në Kuvend si “goditje të hapur” ndaj Qeverisë së Albin Kurti.

Konjufca tha se fjalimi i Osmanit në fund të vitit 2024, ku ajo kishte kritikuar Qeverinë lidhur me raportet me SHBA-në, ishte reflektim i ndarjes së rrugëve mes saj dhe LVV-së.

Ai shtoi se periudha 2022-2023 kishte qenë më e mirë sa i përket bashkëpunimit me Osmanin, por se më pas kishte ardhur momenti i “thyerjes”.

“Për deklaratën e saj në dhjetor të viti 2024 aty më ka dudkur se Vjosa Osmani e ka bërë një ndarje, për deklaratën e saj {për bixhozin], e cila ka qenë një goditje e hapur publike ndaj qeverisë e kështu me radhë. Ajo ishte reflektim i vitit 2024 sepse viti 2022 – 2-23 ka shkuar më mirë në bashkëpunim me të…. Fjalimi i saj në vitin 2024 është refleksion i asaj që po e them unë, që faktikisht rrugët ishin ndarë, pra duhet të kuptoni, ajo që është esenciale për mendimin tim pas kësaj që ajo ua bëri me dije qytetarëve që e godet qeverinë edhe që nuk është më në të njëjtin mendim me qeverinë, pas atij momenti kur u bë e ditur për qytetarët LVV-ja i fitoi dy palë zgjedhje, mbas atij konstatimi”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti ose zyrtarë të tjerë të Qeverisë mund të japin më shumë detaje për raportet me Osmanin, nëse e konsiderojnë të nevojshme për opinionin publik.

Ai shtoi se LVV-ja nuk e ka parë të arsyeshme mbështetjen e një presidenteje që, sipas tij, “do ta godiste Qeverinë edhe në vazhdim”.

Konjufca deklaroi se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje arriti rezultatin prej 51 për qind në zgjedhje edhe pas “goditjeve” që kishte marrë nga Vjosa Osmani.

Ai tha se qytetarët e kanë perceptuar ndryshimin e qëndrimit të Osmanit ndaj LVV-së si një veprim politik të lidhur me pozitën e saj.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk përfaqëson politikë afatgjate dhe nuk ndërtohen kështu raportet politike.

Megjithatë, Konjufca tha se jo të gjitha arsyet e ndarjes me Osmanin do të bëhen publike, duke theksuar se LVV nuk i përdor bisedat sensitive shtetërore si “armë të fushatës zgjedhore”.

“Unë nuk mendoj që është gjuhë e lavdishme kjo që e ka zgjedh ajo. Kurse sa i përket kësaj se përse u nda rruga me të unë mendoj që ato kurrë nuk kanë me dalë të gjitha, edhe pse nuk kanë me dalë të gjitha sepse, LVV e ka një kulturë pulitke e cila mendon që bisedat më sensitive që i këna pasur për shtetin, e që shpeshherë mund të konsiderohen të klasifikuara, me i bë armë të fushatës zgjedhore. Pse me ia dhënë Kosovës një presidente e cila me siguri të madhe do ta dinim që do at godiste qeverinë në vazhdim, deri në vitin 2030 kur është qeveria, ka  deklaruar Konjufca në Debat Plus.

Advertisement
Advertisement
Advertisement