"Siguria, legjislacioni, energjia, infrastruktura", Gjini tregon çka duhet të rregullohet në vend që të ketë zhvillim - Gazeta Express
string(104) "siguria-legjislacionienergjia-infrastruktura-tregon-cka-duhet-te-rregullohet-ne-vend-qe-te-kete-zhvillim"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 21:28

“Siguria, legjislacioni, energjia, infrastruktura”, Gjini tregon çka duhet të rregullohet në vend që të ketë zhvillim

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 21:28

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka treguar se çfarë duhet të ketë Kosova që të ketë më shumë investime direkte.

Ai në “Pressing” të T7 përmendi sigurinë, legjislaturën, energjinë dhe infrastrukturën.

“E para është siguria që duhet me vendos, e dyta është legjislacioni, pra nuk ka me ardhur askush me investu për shkak se çfarëdo procedure gjyqësore ligjore merr vite, kërkush nuk ka kohë me i humb miliona për një kontest. Duhet me i thjeshtu e shkurtu procedurat”.

“Pastaj energjia, është e pafalshme me i humb edhe 6 vjet e mos me pas siguri energjetike. Supozo që vijnë 3 ose 4 kompani të mëdha që kanë nevojë për energji elektrike e ne nuk kemi. Energjia varet nga mafia energjetike”.

“Pastaj është infrastruktura, çfarëdo investimi krejt ndryshe është nëse një kampioni i merret 1 orë rrugë, në vend të 2 orë rrugë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement