Ylli televiziv Farrah Abraham ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë provokuese për pamjen e saj dhe ndërhyrjet estetike që ka kryer ndër vite.
E njohur nga reality show-t “Teen Mom” dhe “16 & Pregnant”, 34-vjeçarja është fotografuar së fundmi pranë pishinës në çatinë e një hoteli në Los Angeles, ku u shfaq me bikini dhe me linjat e saj të transformuara.
“Trupi im vlen 1 milion dollarë”, është shprehur Abraham, duke iu referuar investimeve të shumta që thotë se ka bërë në pamjen e saj.
Farrah nuk e ka fshehur asnjëherë raportin e saj me kirurgjinë estetike. Sipas deklaratave të saj, ndërhyrjet dhe procedurat kozmetike ndër vite kanë kushtuar qindra mijëra dollarë dhe, sipas saj, i afrohen shifrës prej 1 milion dollarësh.


Transformimi i saj nisi që në moshën 19-vjeçare, kur vendosi implantet e gjoksit. Më pas, ajo iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të tjera estetike, përfshirë rinoplastikën dhe vendosjen e një implanti në mjekër në vitin 2013, të cilin më vonë e hoqi pasi nuk ishte e kënaqur me rezultatin.
Gjatë viteve, Abraham ka përdorur gjithashtu injeksione dhe mbushës në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe trupit, përfshirë buzët dhe të pasmet. Ajo ka deklaruar se vetëm për buzët ka shpenzuar rreth 50 mijë dollarë.
Në intervistat e fundit, Farrah ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të ndalet me procedurat estetike. Ajo ka treguar se po konsideron ndërhyrje të tjera, si blefaroplastika dhe një lifting i lehtë i fytyrës, të cilat i cilëson si procedura parandaluese për të ruajtur pamjen e saj.


Përtej transformimeve fizike, jeta publike e Abraham ka qenë shpesh në qendër të polemikave, nga përplasjet ligjore deri te aktivitetet e diskutueshme jashtë televizionit. Megjithatë, ajo vijon të mbetet një figurë e ndjekur në rrjetet sociale dhe në median rozë.
Së fundmi, Abraham ka folur edhe për ambicie politike, duke deklaruar se synon të kandidojë për kryetare bashkie në Austin. Ky plan ka shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj saj, duke e vendosur sërish në qendër të diskutimeve publike. /GazetaExpress/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...