Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, AGK: Jemi të zhgënjyer, duhej të caktohej një person me integritet dhe apolitik - Gazeta Express
string(127) "rilind-gervalla-rizgjedhet-u-d-i-drejtorit-te-rtk-agk-jemi-te-zhgenjyer-duhej-te-caktohej-nje-person-me-integritet-dhe-apolitik"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 19:17

Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, AGK: Jemi të zhgënjyer, duhej të caktohej një person me integritet dhe apolitik

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 19:17

Bordi i ri i RTK-së ka rizgjedhur Rilind Gërvallën U.D i Drejtorit të RTK 1, 3 dhe 4 .

E pas kësaj ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).  Në Reagimin e AGK-së thuhet se janë të zgënjyer me këtë zgjedhje.

Në reagimin e AGK-së thuhet se në këtë pozitë do të duhej të propozohet dhe caktohet një person me integritet të pakontestuar, apolitik dhe që do të ruante dhe promovonte pavarësinë e Transmetuesit Publik.

“Zoti Gërvalla, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti nuk garanton këto parime dhe standarde të nevojshme për RTK-në. Përkundrazi, gjatë mandatit të tij, Transmetuesi Publik është përdorur për të sulmuar mediat private në Kosovë. Për këto veprime asnjëherë në RTK nuk janë inicuar procedura për të mbajtur personat përgjegjës dhe llogaridhënës për lajmin e rrejshëm kundër dy portaleve, të marrë nga një media e quajtur “Slobodna Bosna”, dhe e transmetuar në Lajmet Qendrore në RTK”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement