Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] ka njoftuar se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në muajin prill 2026 ishte mesatarisht 7,5 % më e lartë krahasuar me muajin prill 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025.
Kontribuuesit kryesor në ketë rritje janë transporti, strehimi, rryma, gazi dhe lëndët djegëse
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).”-tregon ASK.
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe të arsimit -0,6 %.
Në anën tjetër, në krahasim me muajin paraprak [mars 2026] rritja ishte mbi 1%,
“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 1,1% në muajin prill 2026, krahasuar me muajin mars 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %); dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).”-tregon ASK.
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme -0,2 %.
![Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2026/05/ASK-13052026-1024x599.png)
Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rastin e publikimit të “ Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin prill 2026”.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...