Prokuroria Speciale e vendit, ka njoftuar se ka ndaluar edhe një të dyshuar lidhur me rastin ‘’Laboratori ‘25’’.
I dyshuari G.A është ndaluar për 48 orë, dhe se i njëjti, dyshohet për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, dhe, falsifikim i dokumentit, përcjell Gazeta Express.
‘‘Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar në rastin “Laboratori ‘25” për 48 orë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar edhe një person (1) të dyshuar G.A., për 48 orë, lidhur me rastin “Laboratori ‘25”. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: – “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”; – “Falsifikimi i dokumentit”.’’, thuhet në njoftim.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...