Haradinaj përkujton të rënët e Korishës së Prizrenit dhe familjen Meha në Prekaz - Gazeta Express
string(80) "haradinaj-perkujton-te-renet-e-korishes-se-prizrenit-dhe-familjen-meha-ne-prekaz"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:51

Haradinaj përkujton të rënët e Korishës së Prizrenit dhe familjen Meha në Prekaz

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë një postim përkujtimor në të cilin ka nderuar viktimat e masakrës së Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, si dhe figurat e familjes Meha në Prekaz.

Në mesazhin e tij, Haradinaj ka kujtuar 77 civilët e vrarë në masakrën e Korishës, përfshirë edhe 14 fëmijë.

“Kujtojmë sot 77 vëllezërit e motrat të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj anë. Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet kundër popullit shqiptar”.

Haradinaj  gjithashtu ka përkujtuar 45-vjetorin e rënies së Tahir dhe Nebih Mehës në Prekaz, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe sakrificës për liri.

Postimi i plote:

Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza.

Kujtojmë sot 77 vëllezërit e motrat të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj anë. Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, shteti serb nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për krimet kundër popullit shqiptar.

Në 45-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.

I përjetshëm kujtimi për të rënët!

Advertisement
Advertisement
Advertisement