KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani - Gazeta Express
string(74) "kqz-anulon-tenderin-per-shtypjen-e-fletevotimeve-nuk-ofertoi-asnje-kompani"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:45

KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.

Arsyeja e anulimit të tenderit, sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurorimi, është mospranimi i asnjë oferte.

“Nuk kemi pranuar asnjë ofertë”, thuhet në njoftim.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ishte 284 mijë e 506 euro dhe ishte planifikuar të jepet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Afati për dorëzim të ofertave ka qenë dje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement