Afërdita Maliqi ka folur në emisionin “Kosova Live” për ish presidenten Vjosa Osmani dhe strategjitë e saj në politikë. Sipas saj, Osmani është “karrieriste”, gjë që, sipas Maliqit, dëshmohet edhe nga lëvizjet e saj politike ndër vite, përfshirë afrimin me Lidhjen Demokrate të Kosovës vetëm për të kandiduar sërish për postin e presidentes.
Ajo shtoi se Vjosa Osmani jep sinjale politike edhe përmes veshjeve. Sipas Maliqit, në takimin e fundit ku u pa afrimi mes Lumir Abdixhiku dhe Osmanit, presidentja kishte veshur një kostum të bardhë, të cilin ajo e interpreton si simbol të paqes dhe afrimit.
Ndërkaq, Maliqi përmendi edhe paraqitjen e Osmanit gjatë kohës kur ish presidenti Hashim Thaçi po nisej në Hagë, ku ajo kishte veshur një kostum të kuq. Sipas saj, ngjyra e kuqe në kulturën tonë simbolizon festën.
Për të parë më shumë nga intervista ndiqni videon e plotë: