Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së - Gazeta Express
string(81) "banka-europiane-financim-per-bizneset-shqiptare-rama-nuk-kemi-plan-b-pervec-be-se"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 12:42

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 12:42

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

Kjo marrëveshje parashikon 20 milionë euro linjë kreditimi, shoqëruar me një 10% stimul granti.

Kryeministri Edi Rama ishte prezent në këtë moment me rëndësi për ekonominë shqiptare, ku ritheksoi faktin se Bashkimi Europian mbetet i vetmi “shteg” për vendin tonë.

“Jam vërtet i lumtur që më në fund të mirëpres presidenten, më në fund ja dole pas ca kohësh!”, tha në nisje të fjalës së tij për Nadia Calviño, Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve.

“Për ne është shumë e rëndësishme mbështetja e njerëzvë që i besojnë sipërmarrjes së lirë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë partnerët tanë më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës, për të mbështetur familjet dhe për të krijuar hapësirë për të rinjtë që të rriten”, shtoi kreu i qeverisë.

Nuk la pa përmendur integrimin europian.

“Nuk ka alternativë përkundrejt lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B, nuk i ka hedhur sytë në një drejtim tjetër sepse kemi mësuar se çdo plan B apo C është pa liri dhe barazi para ligjit. Nuk duam as ta çojmë nëpër mend që mund të kthehemi në atë kohë!”

Për Ramën, BE ofron njohuri plotësisht unikale.

“Keni të drejtë që besoni te ne apo kur merrni me rezerva disa stereotipe që ende gjallojnë për ne. Ka ende rrugë derisa të bëhemi pjesë, por ndërkohë jemi krenarë që kemi bërë gjëra që kanë ndryshuar marrëdhënien midis individit dhe shtetit, duke transformuar shërbimet tona në një platformë të mirëfilltë digjitale të qeverisjes. U kemi dhënë mundësi qytetarëve ta marrin shërbimin duke klikuar nga telefonat e tyre celularë, kudo që janë, në Shqipëri e botë.”

“I jam shumë mirënjohës edhe Bankës Intesa Sanpaolo dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar, që mesa duket e morën seriozisht kërkesën time për të investuar në kulturë. Kemi nevojë sepse është ajo që na lidh thellësisht me Europën. Na bën të kuptojmë pse Europa është diçka që ia vlen të luftohet”, përfundoi numri një i kabinetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement