Keir Starmer po përgatitet të përballet me kabinetin e tij ndërsa lufton për të qëndruar në postin e kryeministrit.
Starmer është në prag të rrëzimit politik — partia e tij është në revoltë të hapur dhe edhe kabineti i tij është i përçarë për çështjen nëse ai duhet të largohet, shkruan redaktori politik në BBC, Chris Mason.
Sekretarja i Shtetit për Punët e Brendshme, Shabana Mahmood, i është bashkuar ministrave të tjerë që kërkojnë nga Starmer të përcaktojë një afat kohor për largimin e tij, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Të paktën 72 deputetë të Partisë Laburiste tani i kanë kërkuar atij të japë dorëheqje menjëherë ose të hartojë një plan kohor për largimin.
Vonë mbrëmë, Downing Street zëvendësoi gjashtë ndihmës ministrorë — niveli më i ulët i qeverisë — të cilët kishin dhënë dorëheqje më herët gjatë mbrëmjes.
Presioni ndaj kryeministrit është rritur pas performancës katastrofike të Laburistëve në zgjedhjet e javës së kaluar — por Starmer është zotuar se do t’u tregojë “dyshuesve” se e kanë gabim dhe ka deklaruar se nuk do të “heqë dorë” apo “braktisë detyrën”.