Rritet dukshëm numri i vizitorëve - Kosova tërheq mbi 46 mijë turistë - Gazeta Express
string(67) "rritet-dukshem-numri-i-vizitoreve-kosova-terheq-mbi-46-mije-turiste"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 7:17

Rritet dukshëm numri i vizitorëve – Kosova tërheq mbi 46 mijë turistë

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 7:17

Sektori i turizmit në Kosovë duket se po vazhdon trendin e rritjes edhe gjatë vitit 2026. Të dhënat për muajin mars tregojnë se numri i vizitorëve në hotele ka arritur në 46 mijë e 649 persona.

Kosova ka shënuar rritje të ndjeshme të turizmit gjatë muajit mars 2026, me mijëra vizitorë vendorë e të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë netët në hotelet e vendit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur dukshëm, ndërsa pjesa më e madhe e turistëve të huaj kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Të dhënat për muajin mars tregojnë se numri i vizitorëve në hotele ka arritur në 46 mijë e 649 persona, duke shënuar një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me marsin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 40 mijë e 239 vizitorë.

Nga numri total i vizitorëve, 19 mijë e 180 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 27 mijë e 469 ishin vizitorë të huaj, çka tregon se interesimi i turistëve nga jashtë për Kosovën vazhdon të rritet.

Edhe numri i net-qëndrimeve ka qenë i lartë. Gjatë marsit janë regjistruar gjithsej 94 mijë e 804 net-qëndrime nëpër hotele. Prej tyre, mbi 52 mijë net-qëndrime apo 55 për qind janë realizuar nga turistët e huaj, ndërsa rreth 42 mijë e 578 nga vizitorët vendorë.

“Në mars 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 46 649 prej tyre vizitorë vendorë ishin 19 180 dhe vizitorë të jashtëm ishin 27 469. Krahasuar me muajin mars të vitit 2025 (sa ishin 40 239 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 15,9 %. Numri i net-qëndrimeve ishte  94 804, prej tyre 52 226 (55, 0 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 42 578 (ose 44,9 %) vendorët e brendshëm”.

Sipas statistikave, turistët që kanë vizituar më së shumti Kosovën gjatë marsit kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra. Këto shtete vazhdojnë të mbesin burimet kryesore të vizitorëve të huaj, duke reflektuar lidhjet familjare, ekonomike dhe interesimin në rritje për turizmin në Kosovë.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2025) pati një rritje të vizitorëve për  9,1 %.  Në total,  27 469 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.” /Monitor

Advertisement
Advertisement
Advertisement