Ikona spanjolle, Puyol: Bastoni është mbrojtës i mirë, por te Barça nuk është lehtë - Gazeta Express
string(80) "ikona-spanjolle-puyol-bastoni-eshte-mbrojtes-i-mire-por-te-barca-nuk-eshte-lehte"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 17:02

Ikona spanjolle, Puyol: Bastoni është mbrojtës i mirë, por te Barça nuk është lehtë

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 17:02

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka dhënë mendimin e tij për mbrojtësin qendror të Interit , Alessandro Bastoni, i cili është lidhur me një transferim te gjigantët katalanas gjatë merkatos së verës: “Të luash si mbrojtës te Barcelona nuk është e lehtë”.

Për disa muaj gjatë sezonit 2025-26, Barcelona është lidhur me një lëvizje për të transferuar Bastonin nga Interi në afatin e ardhshëm kalimtar veror.

Raportimet e fundit pretendojnë se Barca ka filluar të ftohet në interesimin për reprezentuesin italian dhe se transferimi i një sulmuesi të ri për të zëvendësuar Robert Lewandowskin mund të jetë prioritet më i madh sesa blerja e një mbrojtësi luksoz, megjithatë asgjë nuk është përjashtuar ende.

Transferimi i mundshëm i Bastonit vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi, ndërsa ish-mbrojtësi i Barcelonës, Puyol, u pyet së fundmi për mundësinë e nënshkrimit me fituesin e fundit të Scudettos.

“Duhet ta pyesni Decon”, tha Puyol për “DAZN” kur u pyet nëse mendon se Bastoni është zgjedhja e duhur për Barcelonën këtë verë.

“Mendoj se ai është një mbrojtës shumë i mirë. Gjithashtu mendoj se Barcelona ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që e njohin mirë stilin e Barcelonës”, tha ai fillimisht.

“Të luash si mbrojtës te Barcelona nuk është e lehtë me një vijë kaq të lartë të mbrojtjes. Ndonjëherë është e vështirë të përshtatesh, por nëse klubi mendon se duhet të transferojë Bastonin, atëherë mendoj se do të blejnë një lojtar të fortë dhe se do ta kenë analizuar në mënyrë perfekte për të kuptuar nëse është zgjedhja e duhur dhe nëse transferimi i tij është i realizueshëm, sepse në fund mund ta duash një lojtar, por jo gjithmonë ekzistojnë kushtet e duhura për ta blerë”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement