Muriqi nga minuta e parë ndaj Villarrealit - Gazeta Express
string(42) "muriqi-nga-minuta-e-pare-ndaj-villarrealit"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 13:01

Muriqi nga minuta e parë ndaj Villarrealit

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 13:01

Sot zhvillohet xhiroja e 35-të në La Liga, ku RCD Mallorca do të zbresë në fushë për një ndeshje të rëndësishme në luftën për mbijetesë, teksa përballet me Villarrealin në shtëpi.

Nga minuta e parë për Mallorcan pritet të startojë sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili po kalon një sezon shumë të mirë, shkruan Gazeta Express.

Muriqi aktualisht ka shënuar 21 gola dhe renditet i dyti në garën për “Këpucën e Artë” të kampionatit, vetëm tre gola prapa liderit Kylian Mbappe.

Në tabelën e La Ligës, Mallorca ndodhet në pozitën e 16-të me 30 pikë dhe vazhdon të jetë e përfshirë në garën për mbijetesë.

Diferenca nga zona e rrezikshme është minimale, vetëm një pikë, duke e bërë çdo ndeshje deri në fund të sezonit vendimtare për fatin e skuadrës.

Në anën tjetër, Villarreal ndodhet në një situatë krejt tjetër. “Nëndetësja e verdhë” renditet në vendin e tretë me 68 pikë dhe tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Formacionet zyrtare:

Advertisement
Advertisement
Advertisement