“Ka dalë, e ka shfrytëzu brutalisht gjendjen e njerëzve”, Olluri për Kurtin: Qysh e bani Kosovën, njerëzit s’e shohin si vend jetese - Gazeta Express
string(126) "ka-dale1-e-ka-shfrytezu-brutalisht-gjendjen-e-njerezve-olluri-per-kurtin-qysh-e-bani-kosoven-njerezit-se-shohin-si-vend-jetese"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 21:26

“Ka dalë, e ka shfrytëzu brutalisht gjendjen e njerëzve”, Olluri për Kurtin: Qysh e bani Kosovën, njerëzit s’e shohin si vend jetese

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 21:26

Parim Olluri i ftuar në Pressing në T7, duke folur për procesin zgjedhor, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se njerëzit nuk e shohin me Kosovën si ‘’vend jetese’’.

Olluri ka thënë se Kurti e ka shfrytëzuar ‘’brutalisht’’ gjendjen e njerëzve gjatë qeverisjeve të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

‘‘Në kohën e Isa Mustafës në stacion të autobusëve kur njerëzit këqyrshin me ikë ilegalisht, ka dalë Albin Kurti, ka thanë votomni mu për me e bë Kosovën ma të jetueshme. E ka shfrytëzuar brutalisht gjendjen e rëndë të njerëzve, ka thënë që njerëzit po ikin për shkak të Mustafës e Hashim Thaçit, amna votën e bëjmë Kosovën të jetueshme edhe për 10 vjet e nxajmë Kroacinë. Edhe qysh e bani këtë Kosovë, njerëzit nuk e shohin vend jetese Kosovën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement