S’u duk në video, Haxhiu mohon se ka hequr flamurin dardan nga Presidenca: S'merrem me skenografi  - Gazeta Express
string(93) "su-duk-ne-video-haxhiu-mohon-se-ka-hequr-flamurin-dardan-nga-presidenca-smerrem-me-skenografi"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 15:13

S’u duk në video, Haxhiu mohon se ka hequr flamurin dardan nga Presidenca: S’merrem me skenografi 

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 15:13

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mohoi se ka hequr nga zyra e Presidencës flamurin dardan që u bë simbol i këtij institucioni.

Në një video ku iu drejtua bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit, Haxhiu u shfaq me dy flamuj të Kosovës në sfond dhe pa atë të Presidencës.

E pyetur sot nga gazetarët, Haxhiu tha se s’është e vërtetë që e ka hequr derisa u ankua për “lajme të rreme” për raportimet se flamuri s’u shfaq në video.

“Kjo s’qëndron, s’është e vërtetë, por më duhet t’ju them se unë s’merrem me skenografi e as me kuadër. Prandaj, është vetëm një lajm i rremë siç po ndodhë në vazhdimësi, fatkeqësisht, kohëve të fundit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement