Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar - Gazeta Express
string(81) "ekstradohet-nga-norvegjia-per-ne-kosove-i-kerkuari-me-leter-rreshtim-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 22:50

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 22:50

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F.B., nga Norvegjia për në Kosovë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete norvegjeze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës pasi, i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.  

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Norvegjeze”, vijon njoftimi.

“I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement