Maliqi: Nëse Thaçi e Mustafa do ta vepronin këtë që bëri Kurti sonte si do e quante ai dhe pse pikërisht grusht shtet - Gazeta Express
string(116) "maliqi-nese-thaci-e-mustafa-do-ta-vepronin-kete-qe-beri-kurti-sonte-si-do-e-quante-ai-dhe-pse-pikerisht-grusht-shtet"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 23:35

Maliqi: Nëse Thaçi e Mustafa do ta vepronin këtë që bëri Kurti sonte si do e quante ai dhe pse pikërisht grusht shtet

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 23:35

Analisti Agon Maliq, ka komentuar votimin në Kuvendin e Kosovës për President pa qenë 80 deputetë në sallë.

Maliqi tha se në rast se para 10 viteve do të vepronin kështu Hashim Thaçi e Isa Mustafa, si do e quante këtë Kurti.

Ai tha se Albin Kurti do e quante këtë pikërisht grusht shtet.

“Po kthehem prapa nja 10 vjet edhe p’e paramendoj skenarin ku Thaçi dhe Mustafa – të cilët asokohe bashkë i kishin 55% të votave – brenda javës me urgjencë i mbushin bordet e institucioneve kyçe me besnikë politikë, organizojnë seancë jashtë kornizave të kushtetutës për të zgjedhur president, dhe prodhojnë situatë ku Kosova më nuk ka institucione politike legjitime dhe të njohura ndërkombëtarisht. Si mendoni se do ta quante këtë skenar Kurti i para dhjetë viteve, dhe pse pikërisht grusht shteti”, ka thënë Maliqi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement