Fizioterapisti Ervin Kapaj, i cili është bërë pjesë e Ferma Vip pak javë më parë ka prekur me historinë e jetës së tij.
Në një rrëfim të veçantë, Ervini tregoi se vëllai i tij është plagosur aksidentalisht nga një plumb “qorr” që i preku shtyllën kurrizore, duke e lënë për gjithë jetën të paralizuar.
Dhimbjet dhe vuajtjet që ka kaluar gjatë jetës, kanë shënjuar më tej jetën e Ervinit, i cili për shkak të vëllait ndoqi studimet për fizioterapi.
Histori suksesi e ka cilësuar fermeri jetën e familjes së tij.
“Vëllai im u plagos në ‘97. Do qëllohej dikush tjetër dhe kapi vëllain tim. Iu dëmtua shtylla kurrizore. Ai bërtiste gjithë natën nga dhimbjet. Ishte një dramë për familjen tonë. Nuk e quaj si histori vuajtje dhe viktimizim, por histori suksesi. Kur e mendova që nuk do ecte më nuk e mendova si fundin e botës.
E ndihmoja të ngjisnim shkallët, ta hipja në makinë. Më shumë më ka ndihmuar ai mua, se unë atë. Ai ka shenjuar jetën time që unë iu futa fizioterapisë. Me dhimbjen njeriu gjen forcë dhe ecën para”, tha Ervini.
Fermeri më tej shtoi se vëllai i tij është mbështetja dhe forca më e madhe që ka, ndërsa shton se ai i ka qëndruar dhe vazhdon ti qëndrojë pranë.
Letra që vëllai i dërgoi Ervinit dhe dedikimi i veçantë, bëri që jo vetëm fermeri, por gjithë publiku dhe opinionistët shpërthyen në lot.
Momenti më emocionues ishte takimi mes dy vëllezërve, në ambientet e Ferma Vip.