Letra e dashurisë nga Mesjeta zbërthehet pas 540 vitesh: AI zbulon një zgjedhje mes dashurisë dhe parave - Gazeta Express
string(103) "letra-e-dashurise-nga-mesjeta-zberthehet-pas-540-vitesh-ai-zbulon-nje-zgjedhje-mes-dashurise-dhe-parave"

Fun

Gazeta Express

22/04/2026 21:38

Letra e dashurisë nga Mesjeta zbërthehet pas 540 vitesh: AI zbulon një zgjedhje mes dashurisë dhe parave

Fun

Gazeta Express

22/04/2026 21:38

Letra më e vjetër e njohur e dashurisë është zbërthyer pas 540 vitesh, duke nxjerrë në pah një dilemë të përjetshme: dashuria kundër pasurisë.

Studiuesit nga MyHeritage përdorën mjetin e tyre të ri me inteligjencë artificiale “Scribe AI” për të analizuar një letër të shkruar në shkurt të vitit 1477.

Letra ishte shkruar nga një grua e quajtur Margery Brews drejtuar të fejuarit të saj, John Paston III, dhe lidhet me çështjen e pajës që duhej përcaktuar para martesës së tyre.

Siç shihet edhe nga dokumenti origjinal, teksti është i vështirë për t’u lexuar: është shkruar në një stil joformal, me shumë variante drejtshkrimore dhe pa rregulla të qëndrueshme gjuhësore, tipike për atë periudhë.

Sipas MyHeritage, inteligjenca artificiale arriti të zbërthejë shpejt kuptimin e letrës dhe ta përkthejë në gjuhë bashkëkohore, duke shpjeguar njerëzit, emocionet dhe kontekstin historik të saj.

Letra bën pjesë në “letrat e Pastonëve”, një koleksion i jashtëzakonshëm me mbi 400 letra të shkruara përgjatë tre brezave nga një familje e Norfolkut. Dokumentet pasqyrojnë ngritjen shoqërore të familjes nga shtresa e thjeshtë deri në aristokraci të ulët, si dhe jetën e përditshme të kohës. Shumë prej tyre janë shkruar nga gra dhe shpesh trajtojnë marrëdhënie familjare apo personale.

Në letrën e Margery-t vërehen edhe veçori të shkrimit të mesjetës, si përdorimi i shkronjës “thorn” dhe shkurtesa të ndryshme që sot nuk përdoren më. Pikërisht këto elemente e bëjnë tekstin thuajse të padeshifrueshëm pa ndihmën e teknologjisë.

AI e vendosi letrën në Topcroft dhe e datoi në shkurt 1477 (1476/77 sipas kalendarit të vjetër). Në të, Margery i shkruan të fejuarit se ka “zemër të rënduar”, pasi nëna e saj nuk ka arritur ta bindë të atin të rrisë pajën e martesës.

Megjithatë, ajo e siguron John-in për dashurinë e saj, duke i thënë se nuk do ta braktiste edhe nëse ai do të kishte vetëm gjysmën e pasurisë që zotëronte. Ajo gjithashtu i kërkon që letra të mbahet private.

Historia pati një fund të lumtur: Margery dhe John u martuan dhe patën një djalë në vitin 1479. Margery vdiq në 1495, ndërsa John në 1503.

Pasardhësit e tyre, të identifikuar më vonë përmes kërkimeve gjenealogjike, kanë komentuar mbi historinë familjare, duke e parë si një pasqyrë të afërt me jetën moderne.

“Na kujton se njerëzit që studiojmë ishin shumë të ngjashëm me ne,” u shpreh një prej tyre, duke theksuar emocionet dhe sfidat familjare të kohës.

Një tjetër pasardhës shtoi me humor: “Duket se kokëfortësia na ka mbetur ende.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement