Dënimi me burg të përjetshëm për Naim Murselin, Halimi: Drejtësia sot dëshmoi se krimi s'mbetet pa përgjigje - Gazeta Express
string(105) "denimi-me-burg-te-perjetshem-per-naim-murselin-halimi-drejtesia-sot-deshmoi-se-krimi-smbetet-pa-pergjigje"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 17:57

Dënimi me burg të përjetshëm për Naim Murselin, Halimi: Drejtësia sot dëshmoi se krimi s’mbetet pa përgjigje

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 17:57

Zyrtarja e LDK’së, Sibel Halimi, ka reaguar për dënimin e Naim Murselit dhe të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Halimi ka thënë se vendimi nuk e kompenson jetën e humbur e as dhimbjen e familjes, megjithatë thotë se kur drejtësia vepron me vendosmëri, dëshmon se krimi s’mbetet pa përgjigje.

Postimi i plotë;

 Sot u dha një vendim meritor nga drejtësia kosovare, burgim i përjetshëm për vrasësit e Liridona Ademajt.

Asnjë vendim nuk e kompenson jetën e humbur, as nuk e shuan dhimbjen e familjes.

Por drejtësia, kur vepron me vendosmëri, dëshmon se krimi nuk mbetet pa përgjigje dhe se përgjegjësia nuk mund të shmanget.

Kujtimi për Liridonën le të mbetet një thirrje e vazhdueshme për shoqërinë që të mos e tolerojë dhunën, që kërkon drejtësi pa kompromis dhe që mbron dinjitetin e çdo jete njerëzore.

Sot, le të jetë ky mesazh për të gjithë ata që ngrehin dorë mbi jetën e grave, se dhuna nuk do të heshtet, nuk do të arsyetohet dhe nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër.

Paqe për Liridonën!

Advertisement
Advertisement
Advertisement