“Iron Woman” moderne: Eksperimentohet ekzoskeleti që premton të “ndihmojë trupin të ecë më shpejt” - Gazeta Express
string(93) "iron-woman-moderne-eksperimentohet-ekzoskeleti-qe-premton-te-ndihmoje-trupin-te-ece-me-shpejt"

AutoTech

Gazeta Express

20/04/2026 20:52

“Iron Woman” moderne: Eksperimentohet ekzoskeleti që premton të “ndihmojë trupin të ecë më shpejt”

AutoTech

Gazeta Express

20/04/2026 20:52

Ekzoskeletët, dikur të lidhur vetëm me filmat fantastiko-shkencorë si Iron Man, po dalin gjithnjë e më shumë në botën reale. Një pajisje e re e quajtur Ascentiz H+K synon të ndryshojë mënyrën se si lëvizim duke ofruar ndihmë mekanike për ijet dhe gjunjët.

E përshkruar si një “biçikletë elektrike për këmbët”, sistemi premton të lehtësojë lodhjen gjatë ecjes, ngjitjes në kodra apo edhe vrapit.

Pajisja jep një shtytje të lehtë kur trupi ka më shumë nevojë, duke synuar rritjen e performancës fizike.

Si funksionon pajisja?

Ekzoskeleti përbëhet nga dy pjesë kryesore: një modul për ijet dhe një për gjunjët. Moduli i ijeve vendoset rreth belit, ndërsa pjesa tjetër fiksohet në këmbë. Sipas prodhuesve, sistemi është i lehtë për t’u veshur dhe mund të vendoset brenda pak sekondash.

Pavarësisht pamjes së tij të fortë, pajisja është e ndërtuar me materiale të buta dhe sfungjer ergonomik, duke synuar komoditet gjatë përdorimit afatgjatë.

Përvoja e përdorimit

Në një test praktik në Londër, pajisja u aktivizua me një buton dhe filloi të asistojë lëvizjet e këmbëve. Ndjesia fillestare, sipas përvojës, është e pazakontë, pasi sistemi “ngre” këmbët në mënyrë mekanike, duke krijuar një ndjesi jo natyrale në ecje.

Me kalimin e minutave, lëvizja bëhet më e sinkronizuar, sidomos gjatë vrapit të lehtë. Megjithatë, ekzoskeleti nuk e rrit shpejtësinë natyrale të përdoruesit, por redukton përpjekjen fizike për të njëjtën distancë – në mënyrë të ngjashme me një biçikletë elektrike.

Ku shkëlqen më shumë

Pajisja rezulton më efektive në ngjitjen e shkallëve dhe terreneve të pjerrëta. Në këto raste, ajo ofron shtytje të dukshme dhe ul ndjeshëm lodhjen fizike.

Çmimi dhe përdorimi

Me një çmim prej rreth 1,250 paundësh, ekzoskeleti konsiderohet i shtrenjtë për përdorim individual. Për këtë arsye, specialistët sugjerojnë se modeli mund të ketë më shumë sukses si pajisje me qira, sidomos për turizëm ose aktivitete sportive.

Në disa vende, si Kina, ekzoskeletë të ngjashëm tashmë jepen me qira për turistët që ngjisin struktura të vështira si Muri i Madh Kinez.

Edhe pse teknologjia është mbresëlënëse dhe tregon potencial të madh për të ardhmen e pajisjeve të ndihmës fizike, testi tregon se aktualisht ekzoskeleti mbetet më shumë një risi teknologjike sesa një domosdoshmëri për përdorim të përditshëm. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement