Dienit Isufi është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollisti i Dukagjinit e fiton çmimin “Ylli i Javës” për herë të dytë në këtë sezon pasi shënoi gol dhe e nxori një penallti në fitoren e madhe me rezultat 3:2 në udhëtim me Gjilanin.

Pasi mori këtë çmim, Isufi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:
“E kemi pasur një ndeshje të rëndësishme kundër Gjilanit dhe këto tri pikë na kanë dhënë vetëbesim që ta presim Ballkanin në mesjavë për kupë, po ashtu na japin edhe qetësi në vijim të kampionatit.”
“Synimi ynë është fitimi i Kupës së Kosovës, në mënyrë që të dalim në Evropë, dhe shpresoj që do ta arrijmë këtë qëllim. Loja akoma nuk ka mbaruar dhe kemi koncentrim maksimal.”
“Për vlerësimin si më i miri i javës, falënderoj familjen time, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin e KF Dukagjinit, sepse pa ta performanca ime individuale do të ishte e pamundur”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express
