Fatjona Kasapi është eliminuar nga Evropiani i xhudos.
Garuesja kosovare u mposht në rrethin e dytë të kategorisë deri në 52 kilogramë nga spanjollja Ariane Toro Soler.
Paraprakisht, Kasapi e kishte eliminuar bullgaren Gabriela Dimitrova në rrethin e parë.
Para saj, nga Evropiani u eliminua edhe garuesja tjetër, Erza Muminoviq, kurse në garë mbetet kampionia olimpike, Distria Krasniqi. /Gazeta Express