Përballjet e dyta çerekfinale në mesjavë - Gazeta Express
string(40) "perballjet-e-dyta-cerekfinale-ne-mesjave"

Basketboll

Gazeta Express

15/04/2026 15:59

Përballjet e dyta çerekfinale në mesjavë

Basketboll

Gazeta Express

15/04/2026 15:59

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë. 

Peja – Golden Eagle Ylli është derbi verdhezi dhe derbi i çerekfinaleve të “Play-off”-it.

Takimin e parë e fitoi skuadra therandase 93:82, në një sfidë shumë interesante nga fillimi deri në fund. 

Pejanët duan fitore për të barazuar serinë çerekfinale në 1:1, kurse therandasit të fitojnë dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Trepça.

Sigal Prishtina – Bora është sfida tjetër çerekfinale.

Bora fitoi bindshëm ndeshjen e parë 105:67, derisa fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me Bashkimin në gjysmëfinale. 

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa për finale duhet tri fitore, ndërsa për kampion katër. 

Çerekfinalet e dyta 

E mërkurë 

20:00 Peja – Golden Eagle Ylli 

E enjte  

19:30 Sigal Prishtina – Bora

Advertisement
Advertisement
Advertisement