Luboteni, fitues i Kupës së Kosovës në volejboll - Gazeta Express
string(47) "luboteni-fitues-i-kupes-se-kosoves-ne-volejboll"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/04/2026 18:40

Luboteni, fitues i Kupës së Kosovës në volejboll

Sporte tjera

Gazeta Express

05/04/2026 18:40

KV Luboteni ka fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, pasi në finalen e madhe mposhti KV Drita me rezultat të pastër 3-0.

Skuadra nga Ferizaj dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke fituar setet 25-21, 25-20 dhe 25-21, dhe duke ngritur trofeun në një atmosferë festive në Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

Luboteni u shfaq më i organizuar dhe më efikas në momentet vendimtare, duke mos i lënë shumë hapësirë kundërshtarit gjatë gjithë ndeshjes.

Ndërkohë, spektakli i volejbollit në Kupën e Kosovës vazhdon edhe sonte, ku nga ora 19:30 do të zhvillohet finalja e femrave mes Fer Volley dhe KV Drita (femrat).

Advertisement
Advertisement
Advertisement