Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë - Gazeta Express
string(66) "koreografia-e-jashtezakonshme-e-dardaneve-ne-ndeshjen-ndaj-turqise"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 21:55

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 21:55

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në ndeshjen historike ndaj Turqisë.

Tribunat janë të mbushura plot dhe entuziazmi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Grupi i tifozëve “Dardanët” ka shpalosur një koreografi të madhe me mbishkrimin “Dream Makersers”, në mbështetje të lojtarëve të Kosovës, duke e kthyer stadiumin në një spektakël të vërtetë.

Zhurma, këngët dhe brohoritjet nuk kanë të ndalur, ndërsa çdo dalje e futbollistëve në në sulm shoqërohet me ovacione të mëdha.

Atmosfera elektrizuese pritet të jetë një shtysë e fortë për “Dardanët” në këtë sfidë vendimtare për një vend në Kupën e Botës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement