Parashutistët amerikanë drejt Lindjes së Mesme dhe konkretisht Iranit? - Gazeta Express
string(69) "parashutistet-amerikane-drejt-lindjes-se-mesme-dhe-konkretisht-iranit"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 9:20

Parashutistët amerikanë drejt Lindjes së Mesme dhe konkretisht Iranit?

Lajme

Gazeta Express

24/03/2026 9:20

Të dhënat nga burime të hapura për gjurmimin e fluturimeve treguan për një mobilizim të mundshëm të parashutistëve amerikanë nga Bregu Lindor i SHBA-së drejt Lindjes së Mesme dhe konkretisht Iranit.

Teksa nuk dihet saktësisht kush ndodhet në këto fluturime, përkatësisht gjashtë fluturime që janë nisur nga Fort Bragg, një bazë ushtarake në shtetin e Karolinës së Veriut rreth 450 kilometra në jug të Washingtonit, sugjerojnë se elementë të Forcës së Reagimit të Shpejtë të Divizionit të 82-të Ajror mund të jenë mobilizuar.

Forca e Reagimit të Shpejtë përbëhet nga rreth 3.000 parashutistë të aftë për t’u dislokuar kudo në botë brenda 18 orëve.

Sipas një raporti të New York Times, këto forca mund të përdoren për të marrë nën kontroll Ishullin Kharg, qendra kryesore e eksportit të naftës së Iranit në Gjirin Persik.

Zyrtarë të mbrojtjes i thanë gazetës se elementë të Divizionit të 82-të Ajror janë marrë në konsideratë në planifikim, por asnjë urdhër nuk është dhënë nga Pentagoni apo Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Të paktën 35 avionë transporti ushtarak C-17 janë zhvendosur nga bazat amerikane drejt Lindjes së Mesme që nga 12 marsi, pas nisjes së luftës ndaj Iranit më 28 shkurt, ndërsa 11 të tjerë janë aktualisht në rrugë.

Të dhënat e gjurmimit tregojnë tre destinacione kryesore deri tani, përkatësisht 17 avionë në bazën ajrore Ovda në Izrael, 13 në bazën ajrore King Faisal dhe katër në Aeroportin Ndërkombëtar King Hussein, të dyja në Jordani.

Këto zhvillime pasojnë një vendim të fillimit të marsit nga Ushtria e SHBA-së për të anuluar papritur një stërvitje të madhe që përfshinte elementin e komandës së Divizionit të 82-të Ajror, duke përmendur nevojën për të ruajtur gatishmëri të lartë luftarake. /AA/

Advertisement
Advertisement
Advertisement