Messi e kalon Pelen për gola nga faulli, tash e synon primatin absolut - Gazeta Express
string(69) "messi-e-kalon-pelen-per-gola-nga-faulli-tash-e-synon-primatin-absolut"

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 10:11

Messi e kalon Pelen për gola nga faulli, tash e synon primatin absolut

Sport

Gazeta Express

23/03/2026 10:11

Lionel Messi po vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 38-vjeçare.

Ylli argjentinas e ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke e kaluar legjendën braziliane Pelé për numrin e golave të shënuar nga goditjet e lira direkte.

Messi e realizoi golin e tij të 70-të nga një goditje dënimi direkte mbrëmë ndaj New York City FC në ndeshjen e vlefshme për sezonin e rregullt në MLS me ekipin e Inter Miami, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë realizim, tetë herë fituesi i Topit të Artë e arriti shifrën që më parë mbahej nga Pele dhe u ngjit në mesin e lojtarëve më të mirë të historisë për këtë statistikë.

Sipas statistikave të futbollit ndër vite, të dy legjendat kanë qenë ndër specialistët më të rrezikshëm të goditjeve të lira.

Ndërkohë, rekordi absolut për golat nga goditjet e lira direkte në historinë e futbollit vazhdon të mbahet nga braziliani Juninho Pernambucano, i cili i ka realizuar 77 të tillë.

Messi ka qenë për shumë vite një nga ekzekutuesit më të saktë të goditjeve standarde, duke shënuar në shumë kompeticione të ndryshme gjatë karrierës së tij me klube dhe me Kombëtare.

Me këtë rekord të ri, ai e shton edhe një arritje tjetër në listën e gjatë të sukseseve individuale që e kanë vendosur mes futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Në ndeshjet e ardhshme, Inter Miami do ta vazhdojë garën në MLS, ndërsa tifozët presin që Messi të vazhdojë t’i rrisë shifrat e tij dhe të afrohet edhe më shumë me rekordin absolut të goditjeve të lira në futboll. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement