Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not - Gazeta Express
string(48) "thyhet-rekordi-boteror-ne-50m-stil-i-lire-ne-not"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2026 8:53

Thyhet rekordi botëror në 50m stil i lirë në not

Sporte tjera

Gazeta Express

23/03/2026 8:53

Cameron McEvoy ka kaluar Cesar Cielon si njeriun më të shpejtë në 50 metra stil i lirë në not.

31-vjeçari australian zhvilloi një garë të jashtëzakonshme, duke fiksuar kohën 20.88 sekonda në “Open”-in e Kinës, që po zhvillohet në Shenzhen.

Ai përmirësoi me 0.03 sekonda rekordin botëror prej 20.91 sekondash që Cielo e kishte vendosur në vitin 2009, në fundin e epokës së kostumeve prej poliuretani.

Kostumet prej poliuretani, të prezantuara në dekadën e parë të këtij shekulli, sollën një “revolucion” të vërtetë në not, duke çuar në vendosjen e rekordeve njëri pas tjetrit, shkruan Balkanweb.

Ato u ndaluan përfundimisht në vitin 2010, por rekordet e arritura me to nuk u anuluan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement