Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Wembley” - Gazeta Express
string(39) "mbyllet-pa-gola-pjesa-e-pare-ne-wembley"

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 18:20

Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Wembley”

Futboll

Gazeta Express

22/03/2026 18:20

Arsenali dhe Manchester City po përballen me njëri-tjetrin në “Wembley”, në kuadër të finales së Kupës së Ligës, e njohur si Carabao Cup.

Ndeshja pas 45-minutëshit të parë është mbyllur me shifra të barabarta, prej 0-0.

Në përgjithësi, ndeshja gjatë pjesës së parë ishte e barabartë, me disa gjysmëraste të krijuara nga të dy taboret.

Rastin më të mirë e pati Arsenali, i cili në dhjetë minutëshin e parë, pati mundësi të dalë përpara me anë të Kai Havertzit, por që James Trafford ishte në krye të detyrës, duke bërë tri pritje të shpejta.

Arsenali është që gjashtë vite pa trofe të fituar, ndërsa City s’ka fituar trofe që nga viti 2024./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement