Lladrovci: Ku është konstanta e Republikës? - Gazeta Express
string(41) "lladrovci-ku-eshte-konstanta-e-republikes"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 19:59

Lladrovci: Ku është konstanta e Republikës?

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 19:59

Aktualiteti politik, është temë e një opinioni të Ramiz Lladrovcit në rrjetin social, me titull: Ku është konstanta e Republikës?

Opinion i tij i plotë:

Ka politikanë zhurmues të cilët e disponojnë “vulën” e sovranit dhe “bekimin e baballarëve”, por, luajnë futboll jashtë fushe, bile, kungullin e ofrojnë për pjepër.  Kësaj a duhet dhënë fund…A kemi opozitë, apo, cili është misioni i opozitës?

Nga Abdixhiku nuk kam pritur e as pres të bëhet çka nuk është, lidhur me situatën politike dhe drejtimin që ka marrë shteti. Hallin e kam te bashkë partiakët dhe idealistët që kanë qenë të pranishëm në orën e historisë dhe e kanë dhënë provimin.

Rast i mirë për identifikimin e profesionistëve, është debati pas Dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit. Ata juristë që dështojnë për ta vlerësuar këtë Dekret, do të duhej të heshtin për çështjet e ngjashme në të ardhmen. Dështuan për ta interpretuar një dekret.

Ashtu sikur dështakët në vlerësimin e Dekretit, sepse kemi dy palë, pala pro dhe pala kundër, edhe politikanët që dështojnë ta lexojnë drejt mesazhin e qytetarit, nevojat dhe rrugën që ka marrë Kosova, do të duhej të hiqnin dorë nga ky “sport”.

Pyetja ime është pse nuk janë bashkë idealistët, të cilët e deshtën më shumë Kosovën se jetën e tyre. Ku janë qytetarët që hëngrën dhe hanë bukën me shtatë kore për t’i qëndruar besnik atdhetarizmit, kauzës për Kosovën e zhvilluar, demokratike e vlera euro-atlantike. Ku janë qytetarët dhe në veçanti dora e intelektualëve për ta bërë dallimin e fjalës nga vepra?

Pyetje krejt legjitime, në këtë mjegullnajë, ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?

Advertisement
Advertisement
Advertisement