Skender Rexhepi: Kur Gjykata Kushtetuese hyn në politikë, shteti pushon së qenë shtet i së drejtës - Gazeta Express
string(96) "skender-rexhepi-kur-gjykata-kushtetuese-hyn-ne-politike-shteti-pushon-se-qene-shtet-i-se-drejtes"

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:32

Skender Rexhepi: Kur Gjykata Kushtetuese hyn në politikë, shteti pushon së qenë shtet i së drejtës

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:32

Skender Rexhepi – Zejd, lider i Lëvizjes Populli dhe deputet, ka kritikuar ashpër kryetarin e Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut për deklaratat e tij të fundit rreth përdorimit të emailit dhe celularit nga qytetarët.

Sipas Rexhepit, “Kur Gjykata Kushtetuese braktis rolin e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe hyn në fushën e politikës, madje politikës me ngjyrë nacionaliste dhe antishqiptare, atëherë shteti pushon së qenë shtet i së drejtës.”

Deputeti shtoi se “Në vend që të japë argumente juridike, kryetari i këtij institucioni shkel Kushtetutën dhe abuzon me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.”

Rexhepi paralajmëroi se pasojat e vendimeve të padrejta janë afatgjata: “Historia na ka mësuar se vendimet e padrejta mund të zgjasin pak, por pasojat e tyre zgjasin shumë më gjatë.”

Ai komentoi edhe deklaratën e kryetarit për përdorimin e kalit si “mjet udhëtimi”: “Përmendja e kalit nuk ishte këshillë ironike, më shumë ishte reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni.”

Rexhepi e sheh këtë situatë si një paralajmërim për rënien e drejtësisë kushtetuese dhe për rrezikun që shteti të humbasë standardet e së drejtës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement