BDI: Kur në qeveri ka VLEN të kapur dhe të nënshtruar, forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara - Gazeta Express
string(95) "bdi-kur-ne-qeveri-ka-vlen-te-kapur-dhe-te-nenshtruar-forcat-antishqiptare-ndihen-te-inkurajuara"

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:30

BDI: Kur në qeveri ka VLEN të kapur dhe të nënshtruar, forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara

Maqedoni

Gazeta Express

12/03/2026 11:30

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat e fundit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk janë një incident i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një klime politike që është krijuar në vend.

“Kur në qeveri ke një përfaqësim të dobët, të kapur dhe të nënshtruar si VLEN, atëherë forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara dhe të fuqizuara. Sot po shohim deklarata dhe veprime që më parë as nuk guxonin të artikuloheshin publikisht. Në vend që të mbrojnë të drejtat kushtetuese dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesit e Vlen në qeveri kanë zgjedhur heshtjen dhe servilizmin. Kjo heshtje po interpretohet si leje për të sulmuar gjuhën shqipe, për të relativizuar barazinë dhe për të minuar themelet e shtetit multietnik”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

BDI po ashtu e bën të qartë se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve nuk janë çështje që mund të negociohen apo të relativizohen.

“Ato janë të drejta kushtetuese dhe pjesë e rendit politik që garanton stabilitetin dhe bashkëjetesën në vend. Prandaj, përgjegjësia për këtë klimë nuk bie vetëm mbi ata që bëjnë deklarata antishqiptare, por edhe mbi ata që, duke qenë në pushtet, zgjedhin të heshtin dhe të mos i mbrojnë këto parime. BDI do të vazhdojë të reagojë dhe të veprojë politikisht për të mbrojtur barazinë, Marrëveshjen e Ohrit dhe karakterin multietnik të shtetit”, thuhet në reagim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement