Turistët e bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, hotelet mundësojnë zgjatjen e qëndrimit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore - Gazeta Express
string(131) "turistet-e-bllokuar-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe-hotelet-mundesojne-zgjatjen-e-qendrimit-per-shkak-te-mbylljes-se-hapesires-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 13:00

Turistët e bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, hotelet mundësojnë zgjatjen e qëndrimit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 13:00

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendimin që për turistet e huaj që kanë arritur datën e checkout-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye të mbylljes së përkohshme të hapësirës ajrore, do të mundësojnë zgjatjen e qëndrimi në hotelet ku jeni akomoduar, deri në momentin kur të jetë i mundur udhëtimi jashtë vendit.

Sipas njoftimit në mediat lokale thuhet se departamenti i Turizmit ka udhëzuar hotelet që të njoftojnë në rast se një turist nuk është në gjendje të mbulojë kostot që lidhen me zgjatjen e qëndrimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë situatë, hotelet janë udhëzuar të japin detaje shtesë, duke përfshirë kohëzgjatjen fillestare të qëndrimit të klientit, detajet e çdo zgjatjeje të qëndrimit dhe nëse kostot e akomodimit do të mbulohen nga një palë e tretë.

Ata shtojnë se njoftimi është bërë përmes rrjeteve sociale, në mënyrë që qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me ekipin e menaxhimit të hotelit ku janë të akomoduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement