Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte.
Në njoftim thuhet se personat e dyshuar janë arrestuar në Komunën e Skenderajt.
“Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet me kohë në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës”, përfundon njoftimi.