Vrasja e shqiptarit në Itali, lidhja me operacionin “Djali” të vitit të kaluar dhe skema e ‘trafikantëve turistë’ - Gazeta Express
string(108) "vrasja-e-shqiptarit-ne-itali-lidhja-me-operacionin-djali-te-vitit-te-kaluar-dhe-skema-e-trafikanteve-turiste"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 11:44

Vrasja e shqiptarit në Itali, lidhja me operacionin “Djali” të vitit të kaluar dhe skema e ‘trafikantëve turistë’

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 11:44

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar me plumb në kokë në Asti të Italisë fundjavën e kaluar, mund të jetë e lidhur me një operacion antidrogë që karabinierët zhvilluan muajin korrik të vitit të kaluar, i koduar “Djali”.

Pikërisht larja e hesapeve dhe prishja e pazareve të drogës mund të jetë pista kryesore që po hetohet nga autoritetet e Prokurorisë së Astit, por theksohet se viktima, emri i të cilit nuk u bë publik, nuk kishte precedentë penalë të regjistruar.

Autopsia e kryer zbuloi se 25-vjeçari që jetonte në zonën e Alba por besohet se ditët e fundit ishte zhvendosur në zonën ku ndodhi krimi, kishte një plagë plumbi në kokë, por arma e krimit nuk u gjet në vendngjarje.

Vrasja ka ndodhur në lagjen La Bassa, trupi u zbulua nga një kalimtar i rastësishëm pranë mjetit “Lancia” të viktimës. Ai ishte mbuluar me rërë dhe gjethe që të mos gjendej lehtë.

itali vrasja shqiptari

Hetuesit mendojnë se viktima mund të ketë qenë në makinë bashkë me autorin, ose ka shkuar për një takim pikërisht në vendin ku ndodhi krimi dhe aty është qëlluar për vdekje. Një tjetër pistë është ngritja e pritës apo futja në kurth.

“Trupi i tij u gjet i shtrirë në një fushë në Chivola, pak pas orës 07:30 të mëngjesit të 21 shkurtit, nga një shofer që po kalonte aty pranë. Djali ishte shtrirë përtokë, në një pellg gjaku, pranë një Lancia Ypsilon të regjistruar në emër të një anëtari të familjes, e cila tani është sekuestruar nga karabinierët”, informon media italiane.

itali vrasja3

Sara Paterno, Zëvendës Prokurore Publike në Gjykatën e Astit, gjithashtu mori pjesë në vendngjarje, së bashku me Karabinierët e Bra dhe kolegët e Njësisë së Mjekësisë Ligjore.

itali vrasja

Ajo po koordinon hetimin, i cili aktualisht është nën konfidencialitet të rreptë. Trupi u gjet pranë shtëpisë historike të fshatit Pedaggera.

“Djali, i cili me sa duket nuk ka të kaluar kriminale, mund të ketë qenë i përfshirë në një rrjet të dyshuar droge të lidhur me vrasjen. Ky model të kujton atë të zbuluar në Operacionin Djali—”djalë” në shqip—të kryer nga Karabinierët në Bra korrikun e kaluar, kur ata shkatërruan një bandë që rekrutonte trafikantë droge në Shqipëri, i sillte ata në Itali me viza turistike 90-ditore dhe më pas i riatdhesonte pasi i përdorte për trafik droge”, vijon raportimin media italiane.

itali shqiptari3

Kryetarja e bashkisë së Santa Vittoria d’Alba, Adriana Dellavalle, komentoi:

“E di që Zyra e Prokurorit të Astit po heton me konfidencialitetin më të lartë. Më thanë se viktima me shumë mundësi ishte zhvendosur së fundmi në fshatin Cinzano dhe për këtë arsye ishte e panjohur për komunitetin. Si administratë, ne po e ndjekim situatën teksa evoluon”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement