Një person në Zveçan raporton se dikush në garazhin e tij vendosi letër kërcënuese në gjuhën serbe - Gazeta Express
string(98) "nje-person-ne-zvecan-raporton-se-dikush-ne-garazhin-e-tij-vendosi-leter-kercenuese-ne-gjuhen-serbe"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 8:51

Një person në Zveçan raporton se dikush në garazhin e tij vendosi letër kërcënuese në gjuhën serbe

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 8:51

Një qytetar kosovar ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vendosur në garazhin e tij letër kërcënuese në gjuhën serbe.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Zveçan dhe u iniciua si “Kanosje”.

“Rr. Nemanjina, Zveqan 22.02.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhen serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement