‘Kuku sa rokada partiake për dy ditë’: Syla ironizon me takimet mes LVV’së e opozitës - Gazeta Express
string(81) "kuku-sa-rokada-partiake-per-dy-dite-syla-ironizon-me-takimet-mes-lvvse-e-opozites"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 16:31

‘Kuku sa rokada partiake për dy ditë’: Syla ironizon me takimet mes LVV’së e opozitës

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 16:31

“Rrokadë partiake” duke ironizuar, i ka quajtur gazetari e komentatori politik, Valon Syla, zhvillimet e fundit politike në vend në prag të zgjedhjes së Presidentit.

Kështu iu referua ai situatës me takimet politike mes opozitës e pushtetit në vend dje e sot, ku kryeministri Albin Kurti dje u takua me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, e sot në Kuvend me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Kuku sa rokada partiake për 2 ditë. Krejt kundër Albinit ne zgjedhje dhe krejt konstruktivë ndaj Albinit pas zgjedhjeve. Me gjase kur kthehen prej Hage Hasha e Kadria kane me pasë punë serioze me të gjithë”, shkroi Syla.

Advertisement
Advertisement
Advertisement