​Për herë të parë, Komuna e Prishtinës ndryshon orarin mësimor gjatë Ramazanit për t'ua përshtatur agjëruesve - Gazeta Express
string(67) "per1-here-te-pare-prishtina-ndryshon-orarin-mesimor-gjate-ramazanit"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 12:13

​Për herë të parë, Komuna e Prishtinës ndryshon orarin mësimor gjatë Ramazanit për t’ua përshtatur agjëruesve

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 12:13

Për herë të parë në Prishtinë në muajin e Ramazanit, janë bërë edhe riorganizime të orarit mësimor të shkollave e shkurtim të pushimit të gjatë.

fDrejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës bëri të ditur se mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata.

Sipas njoftimit, mësimi do të fillojë nga ora 07:30, ndërsa do të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe do të reduktohen pushimet e gjata.

“Këto masa janë ndërmarrë në respekt të agjëruesve dhe për të lehtësuar organizimin e ditës shkollore”, thuhet në njoftimin e DKA-së të Prishtinës në Facebook.

Autoritetet arsimore bëjnë të ditur se, pavarësisht ndryshimeve në orar, nuk do të zvogëlohet numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore. Procesi mësimor do të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini ka thënë se vendimi për të shkurtuar kohëzgjatjen e mesndërrimti dhe të reduktohen pushimet, e kësisoj procesi mësimor të përfundojë më së largu në ora 17:00, nuk është në kundërshtim me ligj, raporton Ekonomia Online.

Ai në një përgjigje me shkrim për Agjencinë e lajmeve Ekonomia Online tha se nga ky vendim nuk shkurtohet kohëzgjatja e orës e as të numrit të orëve.

“Po nuk ka asnjë kundërshtim me ligjin, derisa nuk ka as shkurtim të kohëzgjatjes së orës, as të numrit të orëve”, tha shkurt ai.

Pak minuta më parë Drejtoria e Arsimit njoftii për vendimin që u bë për muajin e Ramzanit.

“Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, njofton drejtoria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement