Skandal në Olimpiadën Dimërore, sportisti ukrainas diskualifikohet për “helmetën e kujtesës” - Gazeta Express
string(89) "skandal-ne-olimpiaden-dimerore-sportisti-ukrainas-diskualifikohet-per-helmeten-e-kujteses"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/02/2026 14:08

Skandal në Olimpiadën Dimërore, sportisti ukrainas diskualifikohet për “helmetën e kujtesës”

Sporte tjera

Gazeta Express

12/02/2026 14:08

Vladislav Heraskevic, përfaqësuesi i Ukrainës në skeleton (27 vjeç), është diskualifikuar nga Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” pasi refuzoi ta heqë një helmetë me foto të sportistëve ukrainas të vrarë në luftën me Rusinë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ka ndaluar përdorimin e kësaj helmete për shkak se përmban mesazhe që konsiderohen si shprehje politike, gjë që i shkel rregullat e rrepta të Olimpikut që ndalon çdo deklaratë politike gjatë garave, përcjell “Gazeta Express”.

Heraskevicit iu ofrua një alternativë — ta mbante një shirit të zi në dorë si shenjë nderimi — por ai refuzoi ta hiqte helmetën që dëshironte ta përdorte për t’i nderuar shokët dhe kolegët e vrarë.

Për këtë mosbindje, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që ai të mos lejohet të garojë më në Olimpiadë.

Trajneri dhe ekipi i tij kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të KON-it. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement